Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sot Kuvendi, çfarë pritet të ndodhë pas kaosit nga opozita (RENDI I DITËS)
👁8281
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Mbahet sot seanca e dytë plenare në Kuvend, e dyta pas zgjedhjeve të 11 majit. Në rend të ditës në seancë plenare janë ndryshimet në buxhetin e shtetit 2025, si edhe për ndryshimet në ligjin për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë jashtë shtetit dhe pajisjen me letërnjoftim elektronik. Gjithashtu, do të diskutohen disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto përfshijnë marrëveshje për mbrojtjen e biodiversitetit detar jashtë juridiksionit kombëtar, bashkëpunimin me Ukrainën për siguri dhe mbështetje afatgjatë, aderimin në Zyrën Evropiane të Komunikacioneve, marrëveshje financimi me Fondin e Zhvillimit të Abu Dhabi-t dhe Bashkimin Evropian në fusha...