Sot Konferenca e 10-ë Ndërqeveritare në Luksemburg, Shqipëria mbyll negociatat e Kapitullit 20 me BE (AXHENDA)

Sot Konferenca e 10-ë Ndërqeveritare në Luksemburg, Shqipëria mbyll negociatat e Kapitullit 20 me BE (AXHENDA)

Edi Rama LUKSEMBURG-Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Takimi do të mbahet në orën 17:00, ku delegacioni shqiptar do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama. Vetë kreu i qeverisë ka njoftuar takimin, me anë të video në rrjete sociale, ku shprehet se Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE. Kapitulli 20 përqendrohet te politikat për zhvillimin e sipërmarrjes dhe industrisë. Në fokus të tij janë mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimeve dhe forcimi i aftësisë së ekonomisë për t’u integruar në Tregun e Vetëm Evropian. Ky kapitull përfshin...