Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Sot dola me kokën lart nga burgu i Fierit”, pasi u lirua nga qelia, Salianji: Kam vetëm një mendim që më udhëheq, të rikthejmë PD aty ku e meriton
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, pas lirimit nga burgu i Fierit ku qëndroi për gati 10 muaj. Salianji shkruan se doli me kokën lart nga burgu i Fierit, teksa dënimin e tij e quan politik. “Sot dola me kokën lart nga burgu i Fierit, një vend që kurrë nuk e kisha imagjinuar si pjesë të rrugëtimit tim jetësor, i cili u kthye paradoksalisht në strehën e hekurt të një padrejtësie politike. Për 10 muaj me radhë, si i dënuar politik, nuk kam pushuar së menduari për padrejtësitë që përjeton çdo qytetar shqiptar në këtë...