Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sot ditëlindja e Naim Frashërit, poetit të madh të Rilindjes Kombëtare Shqiptare
👁2821
Më 25 maj të vitit 1846 lindi në Frashër të Përmetit Naim Frashëri poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atdhetar, mendimtar, veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare dhe intelektuali më i njohur shqiptar i kohës së tij. Kur vendi u përfshi në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, Naimi ndihmoi për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu e përhapi programin e saj. Më 1880 shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli...