Sot bisedimet Rusi-Ukrainë, Zelensky jashtë tryezës, Turqia ndërmjetëse

Sot bisedimet Rusi-Ukrainë, Zelensky jashtë tryezës, Turqia ndërmjetëse

Negociatat për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës me pjesëmarrjen e delegacioneve nga të dy shtetet, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, pritet të zhvillohen sot në Stamboll, një ditë pasi ato u shtynë. Një delegacion turk do të jetë i pranishëm në takimin e parë të të dërguarve nga të dyja shtetet, bënë me dije burime në Ministrinë e Jashtme në Ankara për mediat. Gjithashtu janë planifikuar bisedime trepalëshe midis SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë, përveç atyre midis Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë. Sipas TASS, duke cituar burime në Ministrinë e Jashtme turke, një takim i përfaqësuesve të Turqisë, Shteteve të Bashkuara dhe...
Burimi: Vizionplus.tv