Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sot afati i fundit për lirimin e hapësirave, nesër ndërhyn IKMT dhe nisin gjobat e kallëzime penale
Foto ilustruese TIRANË- Kjo e enjte, 31 korrik, përcakton afatin e fundit të lirimit të hapësirave në akset kombëtare. Bizneset duhet të lirojnë vullnetarisht hapërsirat në rrugët nacionale, duke respektuar distancat sipas aktit normativ të qeverisë, 20 metra nga kanalet e rrugës. Pas këtij afati, në 1 gusht, do të nisë ndërhyrja e IKMT-së dhe gjobat për të gjitha bizneset që refuzojnë të binden. Siç është paralajmëruar më herët, nëse bizneset nuk i lirojnë vetë këto hapësira të zëna, në aksion do të ndërhyjë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Përveç kësaj, bizneset do të përballen edhe me gjoba e ndjekje...