Sot 1 Qershori, Rama: Gëzuar ditën e fëmijëve

Sot 1 Qershori, Rama: Gëzuar ditën e fëmijëve

Kryeministri Edi Rama ka uruar fëmijët për festën e tyre, 1 qershorin. Urimi i tij ka ardhur përmes një postimi në rrjete sociale, krahas një fotoje ku shfaqen dy fëmijë duke luajtur me patina. “MIRËMËNGJES dhe gëzuar ditën e fëmijëve”, shkruan Rama. 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një dite për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët shprehen lirshëm për të thëne të drejtat e tyre.
Burimi: Opinion.al