SONDAZHI 2 I SHKODRAWEB – Votimi online për Shkodrën, mandatet mes partive, kush janë kandidatët e preferuar

SONDAZHI 2 I SHKODRAWEB – Votimi online për Shkodrën, mandatet mes partive, kush janë kandidatët e preferuar

Është mbyllur këtë të martë sondazhi i dytë i organizuar nga ShkodraWeb për zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Shkodrës. Sondazhi është organizuar në grupin e mbyllur në Facebook ShkodraWeb.com për të mos lejuar votimin e pilotuar siç ndodh në një pjesë të sondazheve online, me synim vlerësimi sa më real të votës. Për partitë politike, sipas sondazhit, Partia Demokratike vijon të jetë më e votuara në qarkun e Shkodrës, e cila ka marrë 184 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me 65 vota dhe Partia Socialdemokrate me 34 vota. Në total, kanë marrë pjesë në këtë votim 312 persona. Tabela më poshtë jep më të detajuara rezultatet. Sa i takon listave të hapura të partive politike, sipas sondazhit, në listën e Partisë Demokratike...