Solli 19.4 kg drogë nga Tajlanda, arrestohet në Rinas 39-vjeçari

Solli 19.4 kg drogë nga Tajlanda, arrestohet në Rinas 39-vjeçari

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Rinas, pasi dyshohet se solli nga Tajlanda një valixhe me 19.4 kg cannabis me përqindje të lartë TCH, me qëllim shitjen në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i arrestuari është banues në fshatin Kras të Tepelenës, ndërkohë që sasia e drogës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë vijojnë hetimet e thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit-Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pako 6”, kundër trafikimit...
Burimi: Javanews.al