Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Socialistët presin të qetë rezultatin, ministri Vengu për “Vizion Plus”: Jemi në ritme pozitive, PS drejt një mandati të 9 në Vlorë
👁2894
Ministri Pirro Vengu, kandidat për deputet në listën e mbyllur të PS në Vlorë i është bashkuar maratonës zgjedhore në Vizion Plus. Gjatë bisedës me moderatoren Pranvera Borakaj, ministri Vengu nga Vlora, tha se procesi i numërimit të votave po shkon i qetë dhe sa i takon rezultateve të deritanishme, të publikuara nga KQZ, zoti Vengu tha se ritmi është pozitiv dhe PS synon të marrë 9 mandate nga 8 që ka aktualisht. Ministri Vengu: Procesi i numërimit po shkon i qetë, pa ngarkesë dhe tension. Është një proces numërimi që po vijon, kemi ende shumë kuti për të numëruar...