Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Socialistët festojnë fitoren, Rama mbledh në pallatin e kongreseve fituesit dhe humbësit e 11 majit
👁14053
Partia Socialiste zhvillon sot pasdite festën e dytë për fitoren e thellë në zgjedhjet e 11 majit, por këtë herë në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Kryetari i partisë, Edi Rama, ka ftuar të gjithë kandidatët që siguruan mandatin e deputetit, si dhe ata që morën pjesë në garë por nuk fituan dot. Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nuk parashikohet asnjë fjalim nga Rama, por vetëm një falënderim për angazhimin e tyre në garën e 11 majit. Partia Socialiste arriti të siguronte 83 mandate në Parlament. /vizionplus.tv