Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim
Snoop Dogg po punon për filmin biografik që do të rrëfejë jetën dhe karrierën e tij. Për reperin, ky projekt ka edhe një dimension tejet emocional, pasi i jep mundësinë të “rikthejë në jetë” përmes ekranit nënën dhe vëllain e tij, të cilët nuk jetojnë më. Reperi foli për revistën People, në lidhje me procesin emocional të realizimit të filmit, xhirimet e të cilit kanë nisur tashmë. “Pikërisht tani po xhiroj filmin tim biografik. Kam mundësinë ta rikthej nënën time në jetë. Kam mundësinë ta rikthej vëllain tim në jetë. Kjo është ajo që marr nga gjithë ky proces: këtë ngritje emocionale që vjen duke i sjellë sërish në jetë.” Universal Pictures e njoftoi filmin biografik të Snoop Dogg në vitin 2022. Projekti, i titulluar “Snoop”,...
Burimi:
javanews.al