Sneijder: Asnjë nga Interi aktual nuk do të luante te skuadra e Tripletës. Lautaro në vendin tim? Mos bëjmë shaka…

Sneijder: Asnjë nga Interi aktual nuk do të luante te skuadra e Tripletës. Lautaro në vendin tim? Mos bëjmë shaka…

5 Shtator 2026 11:28 Alfred Lleshi “Ky Inter, krahasuar me atë të Tripletës? Pas 16 vitesh, ende nuk ka pasur një skuadër të barabartë me tonën, asokohe kishim gjithçka, vërtet gjithçka. Mendoj se nuk ka asnjë lojtar të këtij Interi që do të mund të luante në skuadrën tone të Tripletës. Lautaro në vendin tim? Mos bëjmë shaka…” Kështu u shpreh ish-lojtari i Interit, Wesley Sneijder, për “Gazzetta dello Sport”. Mbi përballjet e zikaltërve me Napolin dhe Real Madridin, holandezi tha: “Napoli dhe Real? Para ‘Bernabeut’ është më mirë të luajmë kundër një skuadre të madhe italiane si Napoli. Në të dyja ndeshjet duhet të jemi të gjithë në 100% dhe t’i dërgojmë një mesazh botës. Me dy rezultate të mira, Interi do të tregonte...