“S’na duhet vetoja për t’u ulur në tryezë”, Rama nga Italia: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE!

“S’na duhet vetoja për t’u ulur në tryezë”, Rama nga Italia: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE!

edi rama ITALI- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në Itali, ku ka qenë pjesë e panelit “Agjenda për Europën”. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Cernobbios në Itali, Rama u shpreh se integrimi gradual është mënyra e vetme për të avancuar drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, teksa kërkon heqjen e mekanizmit të vetos në procesin e zgjerimit të BE-së. Sipas Ramës, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mund të bëhen pjesë e tregut të përbashkët, universiteteve dhe programeve europiane, edhe pa marrë menjëherë të drejtën e vetos. “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda dhe për ta nisur nga pjesa reale: tregu i përbashkët, të qenit...