Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘SKY ECC’ shkatërron dy grupe kriminale në Greqi, 4 në pranga e 2 në kërkim për trafik droge
Disa muaj pas dy operacioneve të njëpasnjëshme në Greqi që çuan në goditjen e dy grupeve të trafikut ndërkombëtar të drogës, të zbuluara pas komunikimeve në “SKY ECC”, policia greke ka zhvilluar operacionin e tretë. Sërish në skenë kanë dalë përdorues shqiptarë të platformës, duke çuar në zbulimin e dy grupeve të tjera kriminale që kanë vepruar në vitet 2020–2021. 4 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, si pjesë e dy grupeve kriminale, në përbërje të së cilës ishte edhe një oficer i lartë i policisë greke. Nga mbledhja, korrelacioni dhe vlerësimi i përmbajtjes së...