“Skifteri” nga Lezha i dëbuar 5 herë nga Anglia humb edhe apelin e azilit në Gjykatën e Emigracionit!

“Skifteri” nga Lezha i dëbuar 5 herë nga Anglia humb edhe apelin e azilit në Gjykatën e Emigracionit!

Dorian Puka, i dënuar disa herë për vjedhje, humbi apelin kundër dëbimit. Gjykata nuk pranoi pretendimet e tij se jeta në Shqipëri i rrezikohej nga një bandë kriminale. Shtetasi shqiptar, i identifikuar si Dorian Puka, 32 vjeç, pritet të dëbohet për herë të pestë nga Britania e Madhe, pasi gjykata rrëzoi kërkesën e tij për të qëndruar në vend me argumentin se jeta e tij do të ishte në rrezik nëse kthehej në Shqipëri. Lajmi është raportuar nga gazeta britanike “Daily Mail”, e cila shkruan se Puka është dënuar katër herë me burg për vjedhje dhe vepra të tjera penale, ndërsa pas çdo dënimi është kthyer në Shqipëri përmes dëbimit, për t’u rikthyer më pas në mënyrë të paligjshme në Britani. Sipas dokumenteve gjyqësore të...