Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

Shqipëria e mbylli me sukses aventurën në grupin C1 të Ligës së Kombeve, duke mposhtur 2-0 Bjellorusinë dhe duke siguruar vendin e parë, që i garanton ngjitjen në Ligën B. Pas përfundimit të takimit, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, vlerësoi paraqitjen e futbollistëve dhe progresin e bërë gjatë këtij cikli. Tekniku italian theksoi se skuadra ka përmirësuar ndjeshëm treguesit statistikorë, ka regjistruar një rekord të ri pikësh për Shqipërinë dhe ka arritur të shënojë më shumë, duke pësuar pak gola. Ai vuri në dukje gjithashtu debutimin e tre futbollistëve të rinj. Maran u shpreh se me kalimin e ndeshjeve ka kuptuar se Kombëtarja po rritet dhe po fiton gjithnjë e më shumë besim, duke vlerësuar veçanërisht dëshirën dhe përkushtimin e lojtarëve. “Dua t’i përgëzoj futbollistët,...