Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Skifterat’ bëjnë kërdinë në vilat luksoze në Palasë/ I vjedhin paratë pushueses 39-vjeçare…
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi kanë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Vjedhja”, pas një kallëzimi të bërë nga një shtetase me banim në Gjermani. Sipas policisë, shtetasja R. S., 39 vjeçe, ka denoncuar se gjatë qëndrimit të saj në një vilë të marrë me qira në zonën e Palasës, i është vjedhur një shumë parash. Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Ndërkohë, po verifikohen kamerat e sigurisë në zonë dhe po merren në pyetje persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.