Skënderbeu në historiografinë turke

Skënderbeu në historiografinë turke

Nga: Eduart Caka Abstrakt Sot ekziston një korpus i madh botimesh mbi figurën dhe veprën e Skënderbeut, kolana e të cilit pasurohet dita ditës me botimin e artikujve, dokumenteve e studimeve te reja që hedhin dritë gjithnjë e më shumë për këtë periudhë kaq të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Sigurisht që historiografia skënderbegiane do të ishte e mangët pa kontributin e studiuesve dhe ekoleve të huaja të cilat i kanë shtuar vazhdimisht dimensione, analiza e këndvështrime të reja studimit të Skënderbeut. Nga kjo pikëpamje, njëra ndër shkollat e cila ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në ndriçimin e kësaj periudhe është edhe historiografia turke. Hyrje Në vetvete, historiografia turke ka patur problematikat e saj si në aspektin ideologjik e politik, ashtu edhe në raportin me...