Skënder Hitaj, shembull i integritetit dhe profesionalizmit në krye të Policisë së Fierit

Skënder Hitaj, shembull i integritetit dhe profesionalizmit në krye të Policisë së Fierit

Skënder Hitaj – shembulli i një drejtuesi policie në shërbim të qytetarëve dhe ligjit Si gazetar me një përvojë mbi 25-vjeçare në median shqiptare, më ka rënë rasti të ndjek nga afër e në mënyrë kritike punën e shumë drejtuesve të Policisë së Shtetit. Një pjesë prej tyre kanë zhgënjyer pritshmëritë e publikut, shpesh të përfshirë në vendimmarrje selektive, të ndikuar politikisht apo të shkëputur nga realiteti i qytetarëve. Por sot dua të ndalem te një përjashtim pozitiv: drejtori i Policisë së Qarkut Fier, z. Skënder Hitaj. Për më shumë se 30 ditë, gjatë një fushate elektorale të ngarkuar dhe sfiduese, drejtori Hitaj ka ruajtur një pozicion të balancuar dhe korrekt. Por vlerësimi im nuk mbështetet vetëm në këtë periudhë. Që nga dita e parë...