‘Skenar i duarve të huaja’! Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: Zjarrvënësve u them tërhiquni sa nuk është vonë

‘Skenar i duarve të huaja’! Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: Zjarrvënësve u them tërhiquni sa nuk është vonë

Ervin Demo TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo ka reaguar pas protestës së shoqëruar me akte dhune dhe dëmtime të pronës publike e private në kryeqytet. Ai akuzon forca politike dhe aktorë të tjerë se po përpiqen të nxisin kaos duke shfrytëzuar edhe pakënaqësitë e studentëve. Demo u është drejtuar veçanërisht studentëve, duke theksuar se qeveria është e hapur për dialog dhe se kërkesat për më shumë progres duhet të adresohen përmes bisedimeve jo dhunës. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje personave që kanë shkaktuar dëme të ndalen, ndërsa ka falënderuar Policinë e Shtetit për atë që e cilëson profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje gjatë protestës. Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo per protestën: Sot, e gjithë Shqipëria pa se në emër...