Skena të turpshme në Brazil, 53 të përjashtuar me kartonë të kuq nga një ndeshje. Rekord i ri botëror

Skena të turpshme në Brazil, 53 të përjashtuar me kartonë të kuq nga një ndeshje. Rekord i ri botëror

Futbolli brazilian ka regjistruar një nga episodet më të pabesueshme dhe të shëmtuara të historisë së tij. Një përleshje masive në gjysmëfinalen e kampionatit të të rinjve (U-20), mes Uberlandia dhe Mamoré, përfundoi me 53 persona të ndëshkuar me kartonë të kuq, duke përfshirë futbollistë, trajnerë, pjesëtarë të stafeve teknike dhe drejtues të dy klubeve. Ndeshja, e zhvilluar në stadiumin “Parque do Sabiá”, në qytetin Uberlândia, për llogari të Divizionit të Dytë të kampionatit të shtetit Minas Gerais, përfundoi me fitoren 3-1 të Mamoré, por rezultati sportiv mbeti krejtësisht në hije për shkak të skenave të dhunës. Takimi ishte karakterizuar nga tensioni dhe nervozizmi që në pjesën e parë. Madje, arbitri Fernando Patrick kishte nxjerrë më herët kartonë të kuq për disa futbollistë. Situata doli...