Pianistja Yuja Wang vonohet 17 minuta në koncert, deklarata e saj shkakton reagime në Kinë

Pianistja Yuja Wang vonohet 17 minuta në koncert, deklarata e saj shkakton reagime në Kinë

29 November, 2026 - 14:50 Pianistja me famë ndërkombëtare, Yuja Wang, është përballur me kritika në rrjetet sociale kineze, pasi u vonua 17 minuta për të dalë në skenë gjatë një koncerti në Pekin. Koncerti, në të cilin ajo interpretonte së bashku me Orkestrën e Dhomës Mahler (Mahler Chamber Orchestra), u mbajt më 16 nëntor në Qendrën Kombëtare për Artet Performuese në Pekin. Sipas gazetës “Beijing Daily”, pianistja nuk u paraqit në skenë në orarin e paraparë, duke lënë orkestrën dhe publikun në pritje për të paktën 17 minuta. Situata nxiti reagime në rrjetet sociale, veçanërisht pasi Wang raportohet të ketë shpjeguar se nuk kishte gjetur ende “ndjesinë e duhur te pianoja”. Vonesa dhe arsyeja e raportuar u bënë temë diskutimi mes përdoruesve kinezë të...