29 nëntori shënon ditëlindjen e poetit dhe rilindësit Jeronim De Rada
Më 29 nëntor 1814, në fshatin Maki të Kalabrisë, lindi Jeronim De Rada, një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe themelues i letërsisë arbëreshe. Në 212-vjetorin e lindjes së tij, kujtohet jeta dhe vepra e poetit që ia kushtoi krijimtarinë letërsisë, gjuhës dhe çështjes kombëtare shqiptare. I formuar në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Koronë, De Rada që në moshë të re zhvilloi një lidhje të veçantë me gjuhën, historinë dhe trashëgiminë shqiptare. Edhe pse jetoi në Itali, Shqipëria dhe identiteti i saj mbetën në qendër të veprimtarisë së tij krijuese dhe intelektuale. Vepra që shënoi një kthesë në krijimtarinë e tij ishte “Këngët e Milosaos”, e botuar më 1847, e cila konsiderohet një prej veprave themelore të romantizmit shqiptar....
Burimi:
kultplus.com