Tensionohet protesta, protestuesit me molotovë, Policia u përgjigjet me gaz e ujë (VIDEO)
protesta te kryeministria TIRANË- Ndonëse nisi me tone të qeta, protesta e sotme ka përshkallëzuar pas mbërritjes përpara Kryeministrisë. Protestuesit nisën të hidhnin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës dhe efektivëve, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me ujë e gaz lotsjellës. Policia ka ndërhyrë nga dy krahë dhe ka siguruar perimetrin përpara godinës duke kërkuar distancim të protestuesve. Protestuesit janë larguar pasi në drejtim të tyre është hedhur spraj me piper./ZËRI
Burimi:
zeri.ai