Skema e investimeve/ Ministrat Malaj e Denaj takojnë fermerët për 9 masat mbështetëse

Skema e investimeve/ Ministrat Malaj e Denaj takojnë fermerët për 9 masat mbështetëse

Me hapjen e aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor, duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve, ministrat zbritën në terren për të informuar më shumë rreth saj. Ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj u bënë thirrje fermerëve në të gjithë vendin që të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen për të modernizuar dhe rritur kapacitetet e bujqësisë shqiptare. “Fermerët mund të aplikojnë për grante deri në 50% të shpenzimeve për ndërtimin e serave, mekanikën bujqësore, sistemet e mbrojtjes së prodhimeve dhe zhvillimin...