Skema e fshehtë/ Si u futën 108 kg kanabis nga Kanadaja në Shqipëri? Vlerë 1.2 milionë euro
Një tjetër rast i dyshuar i trafikimit të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë është goditur në Portin e Durrësit, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat e Kufirit dhe Migracionit dhe autoritetet doganore. Në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria, efektivët ushtruan kontroll të imtësishëm në një kontejner të mbërritur nga Kanadaja, brenda të cilit ndodheshin dy automjete dhe një kamper. Gjatë kontrollit të kamperit, në hapësira të modifikuara dhe të maskuara me veshje druri, u zbuluan 190 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa të llojit “Gelato”. Sasia totale e sekuestruar ishte 107.7 kilogramë, ndërsa vlera e saj në treg përllogaritet në rreth 1.2 milionë euro. Përveç lëndës narkotike,...
Burimi:
ntv.al