Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Skandaloze në Kumanovë/ Kore raciste dhe antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani (VIDEO)
Ngjarjet shqetësuese janë përsëritur sërish në palestrën e sportit në Kumanovë, ku gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan kore me gjuhë urrejtjeje, raciste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve. Një pjesë e tifozëve në tribunë brohorisnin refrene urrejtjeje si: “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër.” Pavarësisht se këto thirrje dëgjoheshin qartë, asnjë prej autoriteteve të pranishme në sallë nuk ndërhyri për t’i ndalur. Në tribunat e palestrës ndodheshin personalitete të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e...