Skandali/ Serbia pret me nderime ushtarake arkivolin e  ‘Kasapit të Ballkanit’, Ratko Mlladiç

Skandali/ Serbia pret me nderime ushtarake arkivolin e ‘Kasapit të Ballkanit’, Ratko Mlladiç

Aeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiçit, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, ateroi të enjten, 3 shtator, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit Avioni i qeverisë serbe, që transportonte trupin e gjeneralit Ratko Mladić, u ul në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit rreth orës 17:50 informon agjencia serbe e lajmeve.  Arkivoli me trupin e gjeneralit Mladić u prit nga pjesëtarë të Ushtrisë Serbe dhe ishte mbuluar me flamujt e Serbisë dhe të Republikës Srpska. Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Serbe e transportuan arkivolin me trupin e Mladiçit drejt automjetit që do ta dërgojë atë në Akademinë Mjekësore Ushtarake, ku do të kryhet autopsia. Në aeroplanin që erdhi nga Haga ndodhej djali i Mlladiçit, Darko Mlladiç, mbesa Anastasija, Nenad Vujiç,...