Skandali në Farkë/ Ndërtimi i kullave nisi pa leje ndërtimi, kush i mbulon oligarkët e betonit?

Skandali në Farkë/ Ndërtimi i kullave nisi pa leje ndërtimi, kush i mbulon oligarkët e betonit?

Në mbledhjen e datës 18 prill 2025, të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, u miratua edhe një projekt me numër rendor 45. Bëhet fjalë për një leje ndërtimi të emërtuar “Albora’s Lake”. Ndërtimet do të bëheshin në zonën e Farkës, ndërkohë që ende nuk është zbardhur edhe leja e ndërtimit, planimetria dhe të dhënat e të gjithë projektit. Ndërkohë, disa javë pas miratimit, vetë kompania përfituese “Lion Construction”, publikoi një maket për ndërtimet, ku krahas vilave dhe godinave të ulëta, në atë zonë do të bëheshin edhe kulla deri në 30 kate. Një projekt masiv, që përfshin pjesën lindore...