Burimi:
zeri.ai

Skandali me salmonelën dhe pesticidet/ Largohet drejtori i AKU në Tiranë: Dhashë dorëheqjen!
👁6004
Foto ilustruese TIRANË- Largohet nga detyra drejtori i Autoritetit Kombëtar Ushqimor në Tiranë, Fatjon Pasholli. Në vendin e tij është komanduar Alketa Hoxha. Kjo e fundit, deri më tani, ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU-në e Përgjithshme. Vetë Pashollari ka reaguar për mediat duke u shprehur se ishte larguar vetë nga posti që mbante. "Dhashë dorëheqjen,"-ka bërë me dije tashmë ish-drejtori. Por nuk ka sqaruar detaje të tjera. Muajt e fundit, AKU ka qenë një "vatër skandalesh" sa i përket sigurisë ushqimore. Disa ngarkesa eksporti janë kapur në kufi të vendeve të Bashkimit Europian dhe janë kthyer pas...