Skandali me mbetjet spitalore, Prokuroria dërgon për gjykim 10 zyrtarë dhe tre administratorë

Skandali me mbetjet spitalore, Prokuroria dërgon për gjykim 10 zyrtarë dhe tre administratorë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për hetim 13 persona, prej të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë në institucionet mjedisore. Ndërsa tre të tjerët administratorë kompanish. Inspektorët dhe zyrtarët e institucioneve kanë lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore. Ndërsa administratorët akuzohen se kanë bërë deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale. Më konkretisht bëhet fjalë për administratorët Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk”, Elidiana Shehu e “EMC shpk” dhe Laert Shehu i “Swot Shpk”. Elvis Miri i...
Burimi: Gijotina.com