Skandali me fondet, Danimarka kërkon të rikuperojë 10 mln dollarë
Qeveria e kryeministres daneze, Mette Frederiksen, është zotuar të rikuperojë rreth 10 milionë dollarë nga fondet e taksapaguesve, të cilat iu paguan një kompanie të dyshimtë që nuk arriti të dorëzonte asnjë predhë artilerie për Ukrainën, përcjell A2CNN. Paratë u transferuan përmes Estonisë, me kërkesë të ish-ministrit të Mbrojtjes së këtij vendi, Hanno Pevkur, i cili dha dorëheqjen në fillim të shtatorit, pasi pagesat e konsiderueshme paraprake ndaj kompanisë furnizuese u vunë nën kritika publike. Fondet daneze vazhduan të transferoheshin drejt kompanisë së regjistruar në Itali, edhe pasi autoritetet estoneze kishin arsye të dyshonin për besueshmërinë e saj. Frederiksen ka qenë një nga mbështetëset më të vendosura të Kievit dhe ka mbështetur gjithashtu një marrëveshje për prodhimin e karburantit për raketa në Danimarkë, në favor...
Burimi:
kohajone.com