Skandali i KAYO-s dhe trafiku i armëve/ SPAK kontrolle dhe në banesën e Ardi Veliut, Arjeta Pucës dhe Ministrinë e Mbrojtjes

Skandali i KAYO-s dhe trafiku i armëve/ SPAK kontrolle dhe në banesën e Ardi Veliut, Arjeta Pucës dhe Ministrinë e Mbrojtjes

Zbulohen detaje të reja lidhur me kontrollet me urdhër të SPAK janë kryer në banesën e biznesmenit izraelit, mikut të Edi Ramës, Ron Yeffet. Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj raporton se agjentët e BKH kanë kryer kontrolle në një banesë që ndodhet në fshatin Pëllumbas një zonë pranë Mulletit, në periferi të Tiranës ku kishte të dhëna se e dispononte dhe e kishte në përdorim miku i kryeministrit Edi Rama. Mësohet se kanë qenë 2 – 3 pika ku janë fokusuar kontrollet. Gazetari i Syrit mëson se janë ushtruar kontrolle dhe tek banesa e Ardi Veliut, drejtorit  të KAYO dhe Arjeta Pucës, pronare e kompanisë TIMAK. Kontrolle janë kryer dhe në Ministrinë e Mbrojtjes e drejtuar nga Ermal Nufi, i cili nga Arben Ahmetaj...