Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandal në RTSH! Vasili shkresë Financave për fonde shtesë: 8 milionë euro abuzime, rrezikohen pagat dhe kontratat
Radiotelevizioni Shqiptar është zyrtarisht në krizë të thellë financiare. Drejtoresha e re, Eni Vasili, në muajt e parë të detyrës ka konstatuar situatën alarmante në një komunikim të brendshëm zyrtar, duke pranuar se mungesa e likuiditeteve rrezikon pagesat ndaj punonjësve dhe kontraktorëve të jashtëm. Problemet vijnë pas një periudhe të trazuar me shkarkime, emërime dhe abuzime të njëpasnjëshme, ku menaxhimi i institucionit ka qenë jo vetëm i pakontrolluar, por edhe i dëmshëm financiarisht. Bilanci negativ deri më tani përfshin 730 mijë euro të humbura nga detyrime për punonjës të pushuar, rreth 3.3 milionë euro rrezik për dëmshpërblime nga proceset gjyqësore...