Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Skandal në Highgrove! 11 kopshtarë të Mbretit Charles japin dorëheqjen pas pagave të ulëta
Mbretëria e Bashkuar mund të jetë një demokraci moderne, por në pallatet mbretërore, fjala e sovranit mbetet urdhër – edhe kur fjala është për orare të gjata, paga të ulëta dhe një klimë toksike pune. Kështu raporton prestigjiozja The Sunday Times, që hedh dritë mbi një skandal të ri që përfshin Mbretin Charles III dhe trajtimin e stafit të tij në pronën madhështore të Highgrove, në Gloucestershire. Sipas gazetës, 11 nga 12 kopshtarët që punonin në këtë rezidencë kanë dhënë dorëheqjen gjatë vitit të kaluar, duke akuzuar ambientin e punës si të padenjë dhe abuziv. Një nga punonjësit është cituar...