Skandal me zyrat e gazetarëve në GJKKO: Pas mijëra eurove të shpenzuara, ambienti mbyllet pas pak muajsh
Me rikonstruksionin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, u krijua edhe një ambient i përshtatur për gazetarët. Nga sot, me rregulloren e re që hyn në fuqi, e vendosur pa konsultim me palët, gazetarët njoftohen se ky ambient nuk do t’u takojë më atyre, por funksioneve të gjykatës. Me rregulloren e re, aksesi i gazetarëve dhe mundësia për transparencë jo vetëm reduktohet, por ka ngritur shqetësim serioz për profesionistët e mediave dhe raportin e tyre me publikun. Nga sot, gazetarët janë të vetmit që hyjnë në gjyq me bllok, ndryshe nga prokurorët, gjyqtarët apo avokatët. Mungesa e pajisjeve telefonike për komunikim izolon gazetarët në marrëdhënien e tyre me lajmin dhe redaksitë përkatëse. Gjithashtu, gazetarët duhet të akreditohen me kartë të veçantë të GJKKO-së,...
Burimi:
syri.net