Skandal korrupsioni në Ukrainë, dorëhiqet Prokurori i Përgjithshëm

Skandal korrupsioni në Ukrainë, dorëhiqet Prokurori i Përgjithshëm

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Kravçenko, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur emri i tij është përfshirë në një hetim për korrupsion dhe pastrim parash. Vendimi vjen pak ditë pasi hetuesit e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion të Ukrainës (NABU) dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SAP) kryen kontrolle në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas autoriteteve hetimore, një zyrtar i lartë i Prokurorisë së Përgjithshme dyshohet se drejtonte një skemë për pastrimin e parave, ndërsa ofronte mbrojtje për qendra të paligjshme mashtrimi telefonik në këmbim të pagesave. Hetuesit bëjnë me dije se paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme, bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë. Bëhet fjalë për miliona në asete që dyshohet...