Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

Një skandal financiar me vlerë miliarda dollarë ka përfshirë Turqinë, ku autoritetet po hetojnë 433 persona për manipulime të dyshuara në tregjet e investimeve. Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe drejtuesi i Bursës së Stambollit. Ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, deklaroi se hetimet kanë zbuluar një rrjet të gjerë të dyshuar kriminal, me lidhje deri në nivelet e larta të administratës financiare. Sipas tij, personat e përfshirë dyshohet se kishin ngritur një sistem ryshfetesh për të shmangur kontrollet dhe për të manipuluar çmimet e aksioneve. Nga 433 personat nën hetim, 112 janë lënë në paraburgim, 186 janë liruar me kushte, ndërsa 38 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe drejtuesi i Bursës së Stambollit, i dyshuar për...