Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“S’ka ujë e drita për ndërtimet pa leje”/ Rama kërcënon me masa ndaj arkitektëve që shkelin lejet e ndërtimit
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit në bashkëpunim me ndërtuesit do te konsiderohet vepër penale dhe automatiksiht do humbasin të drejtën e licencës. Ai theksoi se ndërtimet pa leje nuk do të marrin shërbimin për të lidhur ujë dhe drita. “Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejet e nderimit nuk mund ta gëzojnë më licencën e arkitektit dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale, siç e ka bota, ndërkohë që leje përdorimi dhe shfrytëzimi...