“S’ka pasur polici e BKH në asnjë shtab tonin”, PSD reagon pas aksionit të SPAK në Shkodër: Të hetohet çdo krim zgjedhor

“S’ka pasur polici e BKH në asnjë shtab tonin”, PSD reagon pas aksionit të SPAK në Shkodër: Të hetohet çdo krim zgjedhor

Partia Social Demokrate ka përgenjeshtruar lajmet në rrjet për përfshirjen në veprimtari të paligjshme të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të kësaj partie në veri të vendit. Teksa shpreh mbështetjen për SPAK, PSD përmes një deklaratë thotë se nuk ka pasur prezencë të policisë dhe as BKH-së në asnjë shtab, në asnjë zyrë elektorale. Deklaratë për shtyp e Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. Lidhur me disa lajme të bëra publike dhe të shpërndara në media të ndryshme, për përfshirjen në veprimtari të paligjshme zgjedhore të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të PSD-së në veri të vendit, Partia Socialdemokrate përgënjeshtron çdo lajm...
Burimi: Top-Channel.tv