Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“S’ka më qumësht pa faturë”, ministrat Malaj dhe Denaj: Gjurmohet origjina e produktit, rritet siguria
Fermerët që tregtojnë produkte bujqësore dhe blegtorale duhet të japin edhe faturë të fiskalizuar në momentin e shitjes. Ministrat Anila Denaj dhe Petrit Malaj bënë thirrje për sensibilizim në ditët e fundit të fushatës ndërgjegjësuese për të formalizuar tregun dhe për të garantuar sigurinë ushqimore. “Ne gjurmojmë, nëse ekziston fatura fiskale, gjurmueshmëria bëhet më e lehtë. Krijon një qartësi për të gjithë konsumatorët që zinxhiri është i mbyllur në të gjithë hallkat e tij, nga momenti kur ju e merrni. Ministria e Financave, së bashku me Tatimet është e angazhur për të bërë verifikimin e faturave të blerjes, për të...