S’ka lirim për Sokol Hoxhën! I shpëtoi dënimit për 2 vrasje në Patos, por mbetet në qeli për ekzekutimin në Belgjikë

S’ka lirim për Sokol Hoxhën! I shpëtoi dënimit për 2 vrasje në Patos, por mbetet në qeli për ekzekutimin në Belgjikë

Sokol Hoxha TIRANË-Prej më shumë se 26 vitesh në arrati, Sokol Hoxha i ka shpëtuar dënimit me burg për vrasjen e dy vëllezërve Hektor dhe Ilirjan Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur në vitin 1997. Hoxha kërkoi parashkrimin e dënimit të dhënë në mungesë në vitin 2000 dhe Gjykata e Fierit e pranoi duke i shuar dënimin prej 25 vitesh burg. Megjithatë, ai do të vijojë të qëndrojë në burg për llogari të autoriteteve belge, pasi ndaj tij është në fuqi një masë sigurie e vendosur më 8 tetor. Në Belgjikë, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shtetases shqiptare Brunilda Dervishi, gjithashtu në vitin 1997, pasi ishte larguar nga Shqipëria. Vendimi ndaj tij mori formë të prerë në vitin 2010. Vrasja e Brunilda...