Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situatë alarmante/ Përmbytje në Brezovicë dhe Ferizaj, ndërpritet qarkullimi për automjetet
Siç shihet në disa video të publikuara nga media lokale në Shtërpcë, reshjet e kanë mbushur rrugën me ujë. Një stuhi e fuqishme shiu e shoqëruar me breshër ka goditur sot pasdite zonën e Brezovicës, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në rrugën që të çon drejt njërës prej destinacioneve më të njohura turistike malore në Kosovë. Si pasojë, segmenti kryesor rrugor është bërë i pakalueshëm për automjetet dhe qarkullimi është ndërprerë aktualisht. Moti i keq ka goditur edhe komunen e Ferizaj.