Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Situatë alarmante në Turqi nga zjarret. Banorët e pesë lagjeve në Izmir kanë ikur nga shtëpitë prej zjarrit masiv
Turqia është përfshirë nga një valë zjarresh shkatërruese, që prej disa ditësh kanë përfshirë zona të gjera pyjore në disa rajone të vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve. Sipas mediave vendase, erërat e fuqishme dhe temperaturat e larta po vështirësojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve, ndërsa zjarret vijojnë të përhapen me shpejtësi. Mijëra hektarë pyje janë djegur, duke lënë pas shkatërrim të konsiderueshëm në zonat e prekura. Një nga vatrat më të mëdha ndodhet në qytetin Izmir, ku situata është kritike. Pesë lagje janë evakuuar pasi flakët kanë hyrë në...