Situata problematike në Parkun Kombëtar të Lurës dhe Zall-Gjoçaj/ Në Dibër, 4 vatra ende aktive

Situata problematike në Parkun Kombëtar të Lurës dhe Zall-Gjoçaj/ Në Dibër, 4 vatra ende aktive

Në qarkun e Dibrës raportohen aktualisht 4 vatra zjarri aktive. Më problematikja mbetet ajo në Parkun Kombëtar Lurë, nga ana lindore ‘Gurë-Lurë’ dhe është afruar në distancë të konsiderueshme fshatit Sinë, të Njësisë Administrative Arras. Vatra e dytë e zjarrit në Zall-Gjoçaj është problematike me zhvillime në dy vatra, njëra nga Mas-Deja dhe vatra tjetër nga Qafa-Tolla edhe në Bulqizë, që vazhdon të jetë aktive, sikurse vatra e zjarrit në ‘Majën e Lepurit’, ku ndodhen dhe antenat e kompanive celulare.