Situata nga zjarret, Vengu: Dronët Bayraktar TB2, fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

Situata nga zjarret, Vengu: Dronët Bayraktar TB2, fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

Sot pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi “se që në orët e para të mëngjesit dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut”. Sipas Vengut “ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët tanë në terren janë në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”. Për shkak të rrezikut maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, MM theksoi një ditë më parë...