Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Situata në landfillin e Elbasanit drejt stabilizimit, operacioni i shuarjes vazhdon intensivisht
Pas pesë ditësh me përmasa dramatike, ku Landfilli i Elbasanit u përfshi nga flakët duke shkaktuar një emergjencë të vërtetë mjedisore, situata në orët e pasdites së kësaj të shtune duket disi më e qetë. Pavarësisht uljes së intensitetit të tymit toksik që ka mbuluar qytetin për ditë me radhë, operacioni i shuarjes dhe izolimit të vatrave të zjarrit vijon pa ndërprerje në terren. Aktualisht, mbi 60 efektivë nga shërbimi zjarrfikës, Bashkia Elbasan dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuar në vendngjarje. Ata punojnë në mënyrë të vazhdueshme në një sipërfaqe prej rreth 20.000 m² të mbuluar nga mbetje të...