Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situata në Gaza, Netanyahu sulmon liderët perëndimorë: Jeni në anën e gabuar të historisë!
👁8141
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar me tone të ashpra ndaj liderëve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë, duke i akuzuar se “po mbështesin mbajtjen në pushtet të Hamasit”. Deklaratat erdhën pas kritikave të forta që këto vende adresuan ndaj ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, të cilën e cilësuan si të “joproporcionuar” dhe me pasoja të rënda humanitare, shkruan BBC. “Po mbroni vrasës masivë, përdhunues, vrasës të foshnjave dhe rrëmbyes. Kur ata ju falënderojnë, jeni në anën e gabuar të drejtësisë, të njerëzimit dhe të historisë,” u shpreh Netanyahu, duke iu drejtuar konkretisht Sir Keir Starmer, Emmanuel Macron...