Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situata në Gaza/ Mjekët pa Kufij: Palestinezët po vuajnë gjithnjë e më shumë nga uria!
Mjekët pa Kufij kanë paralajmëruar se popullsia në Rripin e Gazës, që po përjeton luftime të rënda, po vuan gjithnjë e më shumë nga uria. Ekipet në terren kanë vërejtur “një rritje të shpejtë dhe të paparë të kequshqyerjes akute tek njerëzit në Gazë”, thanë ata. Në dy qendrat e saj shëndetësore në qytetin e Gazës dhe në qytetin bregdetar Al-Mavasi, aktualisht janë duke marrë trajtim ambulator më shumë se 700 gra shtatzëna dhe gjidhënëse si dhe gati 500 fëmijë me kequshqyerje të rëndë dhe të moderuar. Numri i rasteve të kequshqyerjes në qendrën e saj në qytetin e Gazës...